Vetëvendosje drejt formimit të qeverisë, Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës për zgjedhjen e presidentit
Rritja e numrit të aksidenteve në Rrugën e Kombit përtej kufirit të Shqipërisë, ka sjellë përplasje të ashpra mes kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama, nga radhët LDK-së dhe njerëzve të afërt të kryeministrit Albin Kurti.
Gjithçka nisi pas një statusi të kryebashkiakut në facebook ku akuzonte kreun e qeverisë për mosmarrjen e masave për parandalimin e aksidenteve apo tenderat korruptivë.
“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro.
Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, shkruan Rama.
Por përgjigjja në emër të qeverisë nuk ka ardhur nga kryeministri, por nga Dejona Mihali
Ajo përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale akuzon Ramën se po përdor tragjedinë për politikë, teksa e akuzon atë edhe për marrje të lëndëve narkotike.
“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me chatgpt. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat? Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë. Ps. Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, shkruan Mihali.
Top Channel