Krokodili Lolong është kapur vitin e kaluar në jug të Ishujve Filipine pas disa sulmeve vdekjeprurëse ndaj njerëzve dhe tashmë Guiness e ka shpallur si krokodilin më të madh në botë.

Lolong është 6.17 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 1 ton.

Që kur është kapur në Bynawan, ky krokodil-monstër tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët vijnë për ta parë në vendin ku mbahet i izoluar.

Kryebashkiaku i qytezës, Edwin Cox Elorde, ka thënë për ‘Associated Press’ se lajmi i rekordit (që është dhënë disa ditë më parë) ka bërë që të nisë festa në nder të krokodilit të ujërave të kripura.

Por, ka bërë që të shtohet edhe frika mes banorëve të zonës të cilët i druhen faktit se ekzemplarë të tjerë me dimensionet e Lolong mund të “vërdallosen” në zonë.

Top Channel