Një fshesë me korrent nuk është konsideruar kurrë si një objekt luksi, pjesërisht sepse më të pasurit mund të përballojnë pa problem të paguajnë shërbëtorë apo pastrues për të kryer këto punë.

Megjithatë, kjo nuk pengoi një kompani fshesash me korrent që të prodhonte një të tillë prej ari 24 karatësh, me një vlerë totale prej një milionë dollarësh.

Modeli ”GoVacuum GV62711” është përshkruar si unik dhe perfekt për të gjithë ata që duan t’i shtojnë shkëlqim vilave të tyre përrallore apo jahteve në të cilët banojnë.

Përveçse luksoze, kjo fshesë është e pajisur edhe me një motor të fuqishëm thithës, që e shndërron atë në një mjet të shkëlqyer pastrimi.

Sidoqoftë, duket e vështirë që blerësi i ardhshëm i saj të jetë një i fiksuar pas pastërtisë.

Top Channel