Finalja, fëmijët “u vjedhin” baballarëve festën

02/07/2012 16:20

Pas vërshëllimës përfundimtare të finales së Euro 2012 dhe ngritjes në qiell të kupës nga ana e lojtarëve spanjollë, befas festa e tyre u vodh nga disa protagonistë të tjerë.

Pasi shumë televizione ndërprenë transmetimet me ngritjen e kupës, në fushë zbritën fëmijët e futbollistëve spanjollë, të cilët përjetuan momentin e tyre të lavdisë.

Midis protagonisteve kryesore të kësaj feste, spikati 2-vjeçarja Nora Torres, vajza e sulmuesit Fernando, autor i një goli dhe një asisti në finalen historike.

E shoqëruar nga fëmijët e Xavi Alonso, Santi Cazorla, portierit Reina apo futbollistëve të tjerë, shfaqja e të miturve “kampionë” ishte me të vërtetë e mrekullueshme.

Top Channel