Stuhia në SHBA, 12 të vdekur dhe shkatërrime masive

01/07/2012 09:40

Skuadrat e shpëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke asistuar me dhjetëra mijëra banorë, banesat e tyre u dëmtuan nga një stuhi e fuqishme që preku zonat e SHBA-së qëndrore ne fundjave.

Nxehtësia ekstreme, e cila ka ndezur zjarre të mëdha në zonat jugore, e bën edhe më të ndërlikuar evakuimin e të dëmtuarve.

Të paktën 12 persona, nga Ohajo në Nju Xhersi, mbetën të vrarë si pasojë e rrëzimit të pemëve dhe këputjes së linjave të elektricitetit. Midis viktimave ishin edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe 2-vjeçare.

Shkatërrimet masive detyruan guvernatorët e Virxhinas, Virxhinias Perëndimore dhe Ohajos që të deklaronin gjendjen e emergjencës, ndërsa Merilendi pritet që të bëjë të njëjtën gjë.

Aktualisht, gjendja e katastrofës kombëtares është vendosur edhe mbi Kolorodon e prekur nga zjarret masive.

”Shkatërrimet janë të krahasueshme me ato të uraganit Irene”, deklaroi guvernatori i Merilendit, Martin O’Malley, duke iu referuar stuhisë që i mori jetën të paktën 20 personave në tetë shtete të ndryshme në vitin 2011.

Mëngjesin e së dielës, katër milionë amerikanë mbetën pa energji elektrike si rrjedhojë e rrëzimit të shtyllave të korrentit.

Ndërkohë, sipas parashikimeve metereologjike, gjendja e paqëndrueshme atmosferike do të vazhdojë, me të nxehtin ekstrem që do të vazhdojë, ndërkohë që stuhitë pritet të rikthehen përsëri javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA