Përshpejtimi i proçesit të regjistrimit të Monumenteve të Kulturës në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, investimet për restaurimin i çative të banesave muze si dhe organizimi i plan biznesve, kanë qenë disa nga pikat e diskutimeve të një takimi që Shoqata e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës po zhvillon në qytetin e Beratit.

Nëpërmjet projektit Revato, një financim i Bashkimit Europian kjo shoqatë synon “rrjetëzimin në qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit si pjesë e UNESKO-s dhe zgjedhjen e mospajtimeve penguese”.

Takime dy-ditore që Shoqata e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës po zhvillon në qytetin e Beratit synon realizimin e disa prej objektivave që janë: ndihmimi ose përshpejtimi i proçesit të regjistrimit të objekteve muzeale, nisja nga puna e restaurimit të çative, pasi lagjet muzeale janë në ansamble dhe imazhi është shumë i rëndësishem si dhe organizimi i plan bizneseve.

Në qytetin e Beratit rezultojnë 400 monumente kulture nga të cilat vetem 50 % e tyre janë të regjistruara në hipotekë, ndërkohë që problem ka në të gjitha lagjet me rrënimin e banesave, çatitë dhe muret e tyre.

Menaxheri i këtij projekti, pjesëmarrës në këtë takim Sadi Petrela, u shpreh se objektivat e këtij projekti janë të qarta dhe Berati si pjesë e trashegimisë botërore UNESKO në seri me Gjirokastrën është pjesë e tij.

Top Channel