Një adoleshente ka përfunduar në spital pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjentesh.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa mësohet se 17-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

‘Është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë Lezhë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. G., 20 vjeç, R. G., 21 vjeç, K. H., 29 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë shpallën në kërkim shtetasit:
-E. P., 34 vjeç, banues në Rubik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një 58-vjeçar, për motive të dobëta.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të këtyre rasteve:
-është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi G. P., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lënde helmuese. Shtetasi është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-në banesën e tij, në lagjen “Besëlidhja”, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit B. P., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Top Channel