Dokumenti/ Projekti 4 mld USD në Zvërnec, zbulohen kush janë investitorët nga Katari SPAK kërkoi dënimin e 21 ish-zyrtarëve me një total 52 vite burgim, nga të cilët 10 u kërkuan për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor dhe ish-drejtorin për Eficencën, Evis Berberi.
Ish-funksionari akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe si dënim plotësues për të u kërkua ndalimi për të ushtruar funksione publike për 5 vjet, si dhe sekuestrimi i gati 6 milionë lekëve në valutë euro dhe paund të gjetura në banesë.
Prokurori Dritan Prenci deklaroi se Berberit t’i zbritet një e treta e dënimit, sikurse edhe të pandehurve të tjerë, mes tyre Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për të cilët u kërkua masë dënimi me një vit e 6 muaj burgim. Masa dënimi të ngjashme, nga 1 vit e gjashtë muaj burgim deri në dënim me kusht, u kërkuan edhe ndaj ish-anëtarëve të komisioneve që dyshohen se bashkëpunuan me Berberin duke krijuar favorizime për shoqërinë DAAM, pas së cilës ishte ish-funksionari.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thotë se të gjithë të pandehurit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe, pas konkluzioneve të hetimit, është radha e tyre për t’u mbrojtur. Ndërkohë që tre të tjerë, Valter Begaj dhe shoqëritë DAM dhe Net Group, janë nën gjykim me procedurë të zakonshme.
Prokurimet dyshohet se u kryen nga vitet 2020–2022 në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, në kohën kur drejtues i tyre ishte i pandehuri Berberi. SPAK thotë se ai ishte pronar de fakto i shoqërisë DAAM dhe, për të fshehur gjurmët, ia kaloi pronësinë të pandehurve Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Lami.
Prokurimet me shkelje, sipas SPAK, nisin nga mbikëqyrja e tunelit të Llogarasë, rikonstruksioni dhe ndriçimi i rrugës dhe “Smart City”, me vlerë afro 80 milionë lekë. SPAK konkludon se paratë e korrupsionit u transferuan nëpërmjet faturave fiktive mes Net Group dhe DAM.
Pretenca e SPAK:
1- Personi Juridik “Net Group”
2- Personi Juridik “DAAM”
3- Adela Dashnor Kica, Shkelje barazie në tendera 1 vit. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
4- Adja Bashkim Strazimiri, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Të ulet 1/3. Pezullim pune me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
5- Adrian Zisi Kroi, 1 vit e 6 muaj në total. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe 4 vjet shërbim prove. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
6- Altin Llazi Marko, Shkelje barazie, fajtor dhe dënimi me 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet. Ushtrim funksioni publik jo për 3 vjet.
7- Artan Shpëtim Leskoviku, fajtor e 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove 4 vjet. Funksione publike jo për 3 vjet.
8- Bledar Viktor Aliaj, në bashkim 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
9- Blerta Gëzim Musabelli, në bashkim të dënimeve 2 vjet. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
10- Brunilda Jovan Luli, në total dënimi 7 vjet e 6 muaj. T’i ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet.
11- Denis Enver Xhoxhi, Shkelje barazie 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
12- Ela Astrit Goxhaj, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Pezullim dhe orë pune 150 orë. T’i hiqet e drejta për 3 vjet.
13- Erald Hysni Elezi, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Të ulet 1/3. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione.
14- Ervis Luan Lami, në bashkim të dënimeve 7 vjet e 6 muaj burgim dhe t’i zbritet 1/3. Të pezullohet pjesa tjetër e dënimit, shërbim prove 4 vjet.
15- Evis Berberi, përfundimisht 10 vjet në bashkim të dënimeve. Të ulet 1/3. Dënim plotësues 5 vjet të mos ushtrojë funksione.
16- Genti Raça, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet, shërbim prove. Funksione publike jo për 3 vjet.
17- Gentjan Ramazan Gjyli, fajtor 1 vit e 6 muaj në fund dhe t’i ulet 1/3. T’i hiqet e drejta funksione 3 vjet.
18- Gëzim Noni, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Hiqet e drejta për 3 vjet.
19- Jetmira Dervishi, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
21- Kamelia Tafaj, në total 2 vjet. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
22- Orjon Islamaj, Shkelje barazie tendera dhe dënim me 1 vit. Në bashkim me 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Të mos ushtrojë funksione publike 3 vjet.
23- Shkëlqim Dervish Lusha, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
24- Valbona Sulejman Pepa, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dhe punë me interes publik. Të mos ushtrojë funksione për 3 vjet.
25- Valter Nimet Begaj është me gjykim të zakonshëm. Të konfiskohen pasuritë që janë sekuestruar dhe shuma 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe mbi 1 milion lekë të sekuestruara Berberit.
Top Channel