Një gepard sipër makinës

28/06/2012 13:20

Një gepard terrorizoi një grup turistësh britanikë kur hipi në çatinë e makinës së tyre Jeep për të vëzhguar më mirë një antilopë që do të bëhej gjahu i tij.

Udhëheqësi i ekspeditës së safarit në Kenia, Richard Costin, u tregua trim duke guxuar t’i bënte foto nga afër grabitqarit të rrezikshëm.

30-vjeçari tha për ‘Daily Mail’: “Kisha dëgjuar rastësisht se gepardët hipin në çatitë e makinave për të parë më mirë gjahun e tyre, por nuk e besoja që ndodhte me të vërtetë.”

Më tej ai shtoi: “Gepardët dhe leopardët janë mësuar me makinat Jeep që kalojnë në mjedisin e tyre dhe nuk i bën aspak përshtypje. Mendoj se ky gepard na pa si pjesë të makinës. Nuk ishte fare i interesuar për ne.”

“Gepardi priti vetëm gjysmë ore para se të niste sulmin. Ne e pamë të gjithë aksionin direkt. Ishte një ditë magjike”, përfundoi Richard Costin.

Top Channel