Studimi: varfëria nuk është shkaku i kriminalitetit

25/06/2012 13:50

Personat nën moshën 18 vjeç kryejnë krime sepse nuk kanë moral dhe jo sepse janë rritur në varfëri dhe kanë pasur një fëmijëri të vështirë.

Universiteti i Kembrixhit në Britani studioi 700 të rinj në Peterborough përgjatë një dekade dhe doli në përfundimin se shumica e adoleshentëve kryejnë krime sepse u mungon morali.

Edhe pse ka të bëjë ambienti i varfër ku ata janë rritur, studiuesit e Kembrixhit mendojnë se mungesa e moralit është faktori kryesor që i fut në rrugë të keqe të rinjtë.

Personat e marrë në studim janë të grupmoshës 12-16 vjeç. 27 prej tyre kishin kryer plot 7523 krime në pesë vitet e fundit.

Në Britaninë e Madhe janë shumë të përhapur bandat e adoleshentëve të cilët janë përgjegjës për krime si vjedhje banesash, makinash dhe ushtrim dhune. Këta të rinj zakonisht “vizitojnë” komisariatet para se të mbushin 12 vjeç.

Top Channel