Nudo për të shpërqendruar Diamantin

25/06/2012 17:40

Portieri anglez, Joe Hart bëri gjithcka për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve italianë gjatë goditjeve të 11- metërshave, por kulmin e arritën tifozët britanikë pas shpinës së tij.

Pas hedhjes së monedhës u vendos që porta nga ku do të përcaktohej skuadra e fundit gjysmëfinaliste, të ishte ajo nga tifozët anglezë. I pari që gabon ishte Montolivo për italianët që e nxjerr topin jashtë.

Për fat të tij, “Tre luanët” gabuan dy herë; i pari ishte Ashley Young që goditi traversën e pas tij Ashley Cole që godit dobët duke i dhënë mundësi Buffon të ndalë topin para kalimit të vijës fatale.

Momenti që do të përcaktonte Italinë gjysmëfinaliste ishte goditja e Diamantit. Hart kryqëzon e shtrin duart, lëviz majtas e djathtas për të tërhequr vëmendjen e tij…pa e ditur se pas shpine qendronin dy tifozë anglezë, njëri prej të cilëve, në përpjekje për të shpërqendruar Diamantin zhvishet lakuriq.

E në fakt, në momente të tilla të provosh gjithcka që skuadra e zemrës të arrijë objektivin është e justifikuar. Gjithsesi, gjesti i tifozit anglez rezultoi pa fat, pasi lojtari i Bolonjës realizoi duke e kualifikuar Italinë.

Top Channel