Twin Peaks është një restorant në SHBA që me siguri do i pëlqente shumë të gjithë meshkujve kudo në botë për faktin se kamarieret aty nuk janë si kudo.

Vajzat shërbejnë me një dekolte shumë të hapur dhe me pantallona shumë të shkurtra.

Por, pronari Randy DeWitt shprehet për ‘Daily Mail’ se restoranti i tij nuk frekuentohet vetëm për kamarieret: “Njerëzit nuk vijnë këtu për kamarieret, por për cilësinë e ushqimit dhe për faktin se ne i bëjmë ata të ndihen të veçantë.”

Restorante të tilla ka disa në Amerikë, por kohët e fundit kriza ekonomike nuk i ka kursyer. Për t’i shpëtuar sadopak asaj, Randy ka menduar që menunë ta pasurojë dhe mos të shërbejë vetëm hamburgera, patate të skuqura dhe pula të pjekura.

Me fjalë të tjera ai po shpreson që njerëzit të kenë një arsye më shumë për të frekuentuar restorantin e tij me kamariere seksi.

Rose Dimov, një kamariere 22-vjeçare, thotë se puna e saj nuk është ndryshe nga ajo e kamariereve “normale”: “Ne mundohemi që klientët tanë të ndihen të veçantë dhe të kalojnë mirë. Këtë gjë bëjnë kamarierët kudo në botë.”

Top Channel