Babuinët dinë të bëjnë llogari matematikore

25/06/2012 17:00

Babuinët janë në gjendje që të dallojnë një fjalë të shkruar nga një zhgarravinë, mund të bëjnë llogari matematikore dhe madje edhe të planifikojnë të ardhmen e tyre.

Një studim i fundit i fokusuar në aftësitë konjitive të majmunëve të përparuar tregoi të dhëna të befasishme, të aftësive që më parë mendohej se nuk zotëroheshin prej tyre.

Sipas shkencëtarëve, studimi vërteton se të menduarit dhe planifikimi nuk janë një eksluzivitet i qënieve njerëzore.

”Tashmë nuk shtrohet më pyetja se si ata mendojnë, por se si mendojnë”, deklaroi Brian Hare, një shkencëtar i Universitetit Duke. “Çdo vit, tek babuinët apo orangutangët zbulojmë gjëra që më parë nuk mendonin se mund t’i realizonin”.

Testimi shkencor u krye në një kopësht zoologjik, ku majmunëve iu dhanë tetë vegla të ndryshme, dy prej të cilave i ndihmonin të mbërrinin tek ushqimi.

Më pas, ata zhvendoseshin nga dhoma e tyre në të cilën vendosej ushqimi, në një dhomë tjetër, ku liheshin pa ngrënë deri në 14 orë.

Pothuajse në çdo rast, orangutangët dhe babuinët kuptonin se ishin zhvendosur dhe përdornin veglat e tyre për të mbërritur deri tek ushqimi, madje edhe pasi kishin fjetur gjumë, provë tjetër për kujtesën fantastike të majmunëve.

Gjithashtu, primatët kryen me sukses disa ushtrime në iPad me ekran të prekshëm, përfshi edhe zgjidhja e disa ekuacioneve matematikore.

Top Channel