“Ushtria” e nudistëve pushton Mynihun

24/06/2012 10:40

Një ushtri njerëzish të zhveshur tërësisht pushtuan Mynihun ditën e dielë, duke i dhënë qytetit një pamje krejt të pazakontë dhe të panjohur më parë.

Të lyer me ngjyrë të kuqe dhe të bronxtë nga koka deri tek koka, 1 700 vullnetarët nudo inskenuan operat e Richard Wagnerit, “Der Ring des Nibelungen”.

Ky ishte krijimi i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që ka zhvilluar disa seanca të rralla fotografish të mbledhjeve masive të njerëzve nudo në disa vende të ndryshme të botës edhe më parë.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie Opera e Bavarisë shënoi hapjen e sezonit të saj veror.

Top Channel