Kore e Veriut, propaganda nis në çerdhe

24/06/2012 12:40

Në Korenë e Verut, indoktrinimi sistematik anti-amerikan nis që në çerdhe dhe kopështet e fëmijëve, për të vazhduar më tej me teoritë që kundërshtojnë kapitalizmin dhe e konsiderojnë atë si të keqen më të madhe të planetit.

Siç dëshmoi një reportazh i publikuar në “Associated Press”, pas një udhëtimi të rrallë të një gazetari në vendin më të izoluar në botë, dëshmoi se si fëmijëve u mësohet të qëllojnë që të vegjël me bajoneta posterat ku shfaqen figurat e ushtarëve amerikanë.

Fëmijëve në Korenë e Veriut, gjithashtu u mësohet se duhet të urrejnë japonezët, të cilët kolonizuan vendin nga viti 1910-45.

”Të luajmë lojra ushtarake duke mundur amerikanët e ndyrë”, lexohej në një prej posterave të vendosura në një shkollë fillore.

Një tjetër poster tregonte një ushtar amerikan që tërhiqej me turp përpara “ushtrisë heroike koreanoveriore”, ndërsa lexohej: “Le të zhdukim nga faqja e dheut imperialistët amerikanë”.

Edhe një herë më shumë, rasti klasik i Koresë së Veriut tregon qartësisht se propaganda është një armë e fortë, pa të cilën regjimet totalitare e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Top Channel