“Banket” i peshkaqenëve me balenën

23/06/2012 16:20

Brigjet australiane njihen për rrezikshmërinë kur bëhet fjalë për praninë e peshkaqenëve. Këto ujëra janë habitat i njërit prej vrasësve më të mëdhenj të oqeaneve, ndoshta më i madhi, Peshkaqenit të Bardhë.

Pushuesit në një nga plazhet australiane u bënë dëshmitarë të njërës prej skenave “të luftës për mbijetesë”. Një grup peshkaqenësh të bardhë sulmojnë mjaft pranë tokës një balenë të stërmadhe.

Njëri prej pushuesve vendosi të filmojë sulmin dhe video po bën xhiron në internet. Pas vrasjes së balenës, dhjetra peshkaqenë, mes dallgëve të mëdha, ‘shtrojnë banketin’ me mishin e saj.

Linku për të parë videon

Top Channel