Disa fansa të robotëve kanë sjellë teknologjinë në futboll, por nuk bëhet fjalë për atë të vijës fatale që shumica e tifozëve e duan për të shmangur golat fantazmë si ai i Ukrainës ndaj Anglisë.

RoboCup 2012 është kampionati i futbollit me robotë që po zhvillohet aktualisht në Mexico City, Meksikë. Në të marrin pjesë skuadra androidësh nga e gjithë bota të cilët janë sjellë në “jetë” nga shpikësit e tyre.

Ky turne i veçantë do të përfundojë ditën e dielë.

Një shikim në faqen zyrtare të RoboCup 2012 të bën të qartë se organizatorët e tij kanë plane të mëdha për të ardhmen.

Aty mund të lexohet: “Në mes të shekullit XXI një skuadër e përbërë nga robotë humanoidë krejtësisht autonomë do të fitojë një ndeshje futbolli me të gjitha rregullat e FIFA-s ndaj fituesit të Kupës së Botës.”

Top Channel