Një kajak për të sfiduar vdekjen

22/06/2012 12:30

Një 23-vjeçar, sfidoi vdekjen duke lundruar me kajakun e tij në një prej ujëvarave më të larta në botë.

Evan Garsia, me një kajak plastik, u hodh në greminën 30 metra të lartë në ujëvarën “Outlet”, në Uashington.

Ndonëse siç dëshmoi më pas ai nuk kishte bërë asnjë lloj përllogaritje më parë, aventurieri nuk pësoi asnjë gërvishtje dhe vazhdoi lundrimin pas rënies, sikur asgjë trë mos kishte ndodhur.

Hedhja e pabesueshme u fotografua nga disa fotografë profesionistë në të njëjtën kohë, duke bërë që imazhet të bënin xhiron e mediave amerikane ditën e premte.

 

 

 

Top Channel