Hitler-Napoleon, sa koinçidenca në fatet e tyre

22/06/2012 12:10

Adolf Hitler dhe Napoleon Bonaparti kanë siguruar një vend të përjetshëm në historinë e njerëzimit, nëpërmjet veprave që kanë realizuar gjatë jetës së tyre.

Megjithatë, nëse sheh detajet e jetës dhe drejtimit të Gjermanisë e Francës, ndonëse në periudhë të ndryshme historike nga secili, gjen ngjashmëri të pabesueshme midis tyre.

Pikërisht sot, në 22 qershor 1941, Gjermania Hitleriane lëshoi sulmin e madh mbi Bashkimin Sovjetik, i cili eventualisht do të sillte edhe kapitullimin e regjimit katër vjet më vonë.

E përditshmja ruse “Pravda” kujtoi se fundi i të dy tiranëve erdhi pas sulmit ndaj Rusisë, por ka një numër të çuditshëm 129 që i lidh njërin me tjetrin.

Napoleoni u ngjit në pushtet në vitin 1804, ndërsa Hitleri në 1933, një diferencë prej 129 vitesh.

Perandori francez hyri në Vjenë në 1812, 129 vjet përpara se diçka të tillë ta bënte edhe “Fyhreri” në vitin 1941. Dhe për më tepër, Napoleoni humbi luftën dhe pushtetin e tij përfundimisht në 1816…. një diferencë e njëjtë, prej 129 vitesh me 1945, fundi i Luftës së Dytë Botërore, i mbyllur me vetvrasje nga tirani gjerman.

Sikur të mos mjaftonte asnjë prej këtyre fakteve, secili prej tyre kishte një kombësi të ndryshme nga ajo e vendit të origjinës.

Napoleoni lindi në Korsikë, ishull italian, që u vu në zotërimin e Francës pas lindjes së tij dhe Hitleri lindi në Austri.

Pavarësisht famës që morën nëpërmjet pushtimit të pothuajse të gjithë Europës, me sa duket, më i zgjuari nga të dy ishte një tjetër figurë e madhe e historisë, kryeministri i shtetformimit gjerman, Otto von Bismarck, i cili në lidhje me pushtimin e mundshëm të Rusisë, tha: “Edhe rezultati më i suksesshëm në luftën ndaj Rusisë do të sillte shkatërrim të madh për fituesin. Zemra e Rusisë është shumë larg për t’u pushtuar, ndërsa territoret e saj si zhiva. Nëse do të shkëputeshin nga trupi mëmë nëpërmjet ndonjë traktati, do të rilidheshin përsëri në të ardhmen pikërisht si mërkuri”. 

Top Channel