“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Një aparat fotografik i aftë të riprodhojë imazhe me një cilësi të llahtarshme, me detaje që shpesh i shpëtojnë edhe syrit të lirë.
AWARE2, kjo është krijesa e shkencëtarëve amerikanë të cilët thonë se aparatura është në gjendje të bëjë fotografi me rezolucion prej 50 gigapiksel, e barabartë me 50 mijë megapiksel. Aparatura funksionon duke sinkronizuar 98 minikamera në një mekanizëm të vetëm.
Superkamera u projektua e ndërtua nga inxhinierët Davit Brady dhe Michael Ftizpatrick për llogari të ushtrisë amerikane. Dy shkencëtarët u financuan nga DARPA ose ndryshe Agjencia e Kërkimeve dhe Projekteve të Avancuara Ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
Aparati hë për hë do të mbetet një ekskluzivitet vetëm për ushtrinë amerikane.
Top Channel