Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Në shumë ambiente pune muzika ndalohet, pasi është krijuar ideja se ajo
të shpërqendron. Por, një studimi i fundit ka vërtetur krejtësisht të
kundërtën e asaj që besohej deri më tani: ajo i shpërqendron punonjësit
nga stresi i akumuluar apo zhurmat e ndryshme që mund të vijnë qoftë
edhe nga rruga dhe kanë një intensitet të lartë.
Pra, varet nga lloji dhe intensiteti i “zhurmës” që është në sfond nëse ne punojmë më mirë ose më keq. Zhurma e prodhuar nga kalimi i një automjeti, për shembull, është diku te rreth 70 decibel.
Një nivel i njëjtë mund të përdoret për shkallën e volumit të muzikës që mund të shërbejë si sfond në ambientin e punës, sugjeron profesor Ravi Mehta, nga Universiteti i Ilinois, i cili ka studiuar faktin se si zhurma që është në sfond ndikon në tru gjatë zhvillimit të detyrave të ndryshme.
Zhurma në sfond, për të pasur efektin e dëshiruar në produktivitetin e punës duhet të jetë në një nivel të duhur. Zhurmat e larta shpërqendrojnë, ato të ulëtat nuk stimulojnë mjaftueshëm mendjen. Prandaj, në nivelin 70 db të zhurmës gjendet çelësi ideal për të stimuluar kreativitetin në një ambient pune, – thotë prof. Mehta.
“Një nivel i moderuar i zhurmës, jo vetëm që rrit kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, por çon në zhvillimin e produkteve inovative në disa mjedise pune, – shpjegon prof Mehta. – Rezulton se rreth 70 decibel është niveli i duhur”. Nëse shkohet përtej këtij niveli, zhurma është shumë e fortë, dhe fillon të ndikojë negativisht në krijimtarinë tuaj. Kjo është ajo që mund të quhet e mesmja e artë.
Top Channel