Lazanja gjigande për nder të Italisë

21/06/2012 00:00

Italia është e famshme në të gjithë botën për kuzhinën e saj dhe kjo u pasqyrua edhe në Kampionatin Europian të futbollit të këtij viti.

Një grup kuzhinierësh polakë të Krakovës, për të nderuar përfaqësuesen italiane morën përsipër gatimin e një pjate gjigande me lazanjë, një prej recetave më të famshme të vendit të Apenineve.

Kuzhinierëve iu deshën të shpenzonin plot 10 orë për gatimin e lazanjës e cila në fund u nda në 10 mijë racione. Edhe pse nuk janë të sigurt se futbollistët italianë do të konsumojnë këtë pjatë, shefat e kuzhinës deklaruan se kjo është mënyra më e mirë për të treguar se polakët janë krenarë për faktin se italianët zgjodhën këtë qytet për të qëndruar gjatë Euro 2012.

Top Channel