Fluturim në kufijtë e çmendurisë

21/06/2012 16:10

Pjesë e një njësie elitare brenda flotës ajrore britanike “Royal Air Force”, aviatorët e “Red Arrow” (shigjetave të kuqe) janë pa diskutim ndër më të talentuarit në botë.

Të enjten, njësia e fluturimeve spektakolare dhuroi një shfaqje të rrallë në qiejtw e Britanisë gjatë një festivali të aviacionit, dedikuar dy anëtarëve të saj, që humbën jetën në rrethana tragjike një vit më parë.

Fotografitë e marra nga avionë shoqërues, tregojnë me detaje aftësitë e mrekullueshme dhe veprimet e pabesueshme që janë në gjendje të kryejnë pilotët me mjetet e tyre.

Drejtuesi i një skuadre, Ben Murphy, deklaroi për mediat britanike se qëllimi i tyre është që të mbajnë lart emrin e njësisë, duke e bërë atë që të konsiderohet vazhdimisht si më e mira në botë në këto fluturime akrobatike.

 

Top Channel