“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante… Kompania koreano-jugore Samsung fitoi betejën e parë ligjore ndaj rivales Apple pasi një gjykatë në Holandë urdhëroi kompaninë amerikane që të paguajë një dëmshpërblim financiar kundrejt kompanisë paditëse.
Sipas gjykatës Apple ka kopjuar patentën e Samsung për mënyrën se si telefonat dhe kompjuterat tablet lidhen me internetin. Apple, e cila së fundmi u bë kompania më e shtrenjtë në botë, aktualisht po përballet me disa padi.
Disa muaj më parë ajo u gjobit me 2.3 milion dollarë nga autoritetet australiane për reklamë të rreme për aftësitë 4g të iPad-it të saj.
Dëshmpërblimi që do të shkojë për Samsung do të përllogaritet në bazë të shitjeve të iPhone dhe iPad të Apple në Holandë. Ndërkohë, kompania koreano-jugore ka përshëndetur vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre vazhdon të përfitojë me teknologjinë e vjedhur nga të tjerët.
Top Channel