Një francez i dyshuar si një militant i rëndësishëm i al-Kaedës u arrestua pranë kufirit me Iranin ditën e mërkurë në Pakistan, bënë të ditur burime zyrtare.
Naamen Meziche u ndalua gjatë një operacioni sigurie në rajon.
Besohet se ai është një bashkëpunëtor i drejtuesit të lartë të al-Kaedës, Younis al-Mauritani, i cili u arrestua në vitin 2011 me akuzat e planifikimit të një sërë sulmesh ndaj disa vendeve europiane.
I lindur në vitin 1970, me prejardhje algjeriane, Meziche dyshohet se është një anëtar i rëndësishëm i organizatës terroriste në Europë.
Besohet se ai ka ndihmuar në ngritjen e rrjetit të Hamburgut, që më pas luajti një rol thelbësor në planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Francezi rekretuonte xhihadistë në një xhami radikale në qytetin e ndodhur në Gjermaninë Veriore, qendër që autoritetet e mbyllën në vitin 2010, pasi inkurajonte fanatizmin.
Tre prej rrëmbyesve të 11 shtatorit, përfshi liderit Mohammed Atta, i cili përplasi avionin e parë në kullat binjake në Nju Jork, takoheshin rregullisht në xhami përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel