VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona

14/06/2026 16:39

Tre persona u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi në lagjen Maltepe të Stambollit, kur dy makina u përplasën në një kryqëzim dhe njëra prej tyre shpërtheu në flakë.

Incidenti ndodhi mëngjesit e ditës së sotme, në Bulevardin Turgut Ozal, kur makina e drejtuar nga një 25-vjeçar u përplas me një automjet të drejtuar nga një 29-vjeçar në një kryqëzim.

Përplasja e dhunshme bëri që një nga automjetet të devijonte dhe, sipas mediave turke, të shpërthente në flakë. Aksidenti plagosi të dy shoferët dhe një nga pasagjerët.

Aksidenti u regjistrua nga një kamera e vendosur në helmetën e një motoçiklisti që ndodhej në vendngjarje dhe priste në semaforin e kuq.

Videoja kap përplasjen e dy automjeteve, shpërthimin që pason dhe zjarrin që shpërthen në njërën prej tyre.

Top Channel