Peshku dhe drithëra, një pjatë me perime, mish, fasule dhe në fund një ëmbëlsirë kosi me fruta të thata. Ky është vakti perfekt, të paktën sipas një studimi anglez.

Instituti britanik “Leather Head Food” pas analizimit të mbi 4 mijë punëve kërkimore mbi shumëllojshmërinë e ushqimeve dhe pasojat pozitive e negative në organizëm të gjithësecilit prej tyre, arriti në “pjatën perfekte”, “ushqimin e shëndetshëm”.

Studiuesit britanikë thonë se menuja e propozuar prej tyre, vendos një ekuilibër perfekt në trupin e njeriut të sasisë së proteinave, vitaminave, acideve dhe substancave të tjera që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe punës së zemrës.

Por kujdes, thonë britanikët, nuk duhet tepruar me sasinë e mishit, sidomos nëse ky është i skuqur, pasi efekti i “menusë perfekte” nuk do të ishtë ai i duhuri. Kundër studiuesve britanikë kanë dalë ata italianë. Sipas tyre, nuk ka një “menu ideale”, por ka një “kombinim ideal të ushqimit” që natyra i kushtëzon njeriut, në pjesë të ndryshme globit.

Top Channel