Angli, 29 milionë bishta cigaresh në rrugë

19/06/2012 00:00

Shoferëve anglezë duhet t’u vijë turp për atë që ka zbuluar një studim i shërbimit të shpëtimit rrugor, Green Flag.

Studimi thotë se: çdo vit nga dritaret e makinave hidhen 29 milionë bishta cigaresh, 17.4 milionë racione ushqimi të mbetur, 11.8 milionë racione ushqimi të mbështjellë me letër, 6.2 milionë kanoçe dhe shishe plastike, si dhe 5.2 milionë facoleta prej letre.

Në total studiuesit e Green Flag kanë intervistuar 18 për qind të automobilistëve britanikë, ose mbi 9 milionë drejtues automjetesh.

Një sjellje kjo, e konsideruar nga organizata si e papranueshme dhe që ndëshkohet nga ligjet angleze me heqjen nga 3 deri në 9 pikë të patentës dhe me sanksione për kë hedh mbeturina nga makina që variojnë nga 50 stërlina jashtë kryeqytetit dhe 100 në rrugët e Londrës.

Studimi rithekson edhe një rrezik të mëtejshëm që vjen nga hedhja e mbeturinave ushqimore në anët e rrugëve, ai që ka të bëhe me kafshët shtëpiake dhe të egra, që shtypen nga automjetet pasi tërhiqen nga ushqimi i hedhur në rrugë.

Studiuesit kanë evidentuar mes 17.4 milionë mbeturinave ushqimore të hedhura praninë e 11 milionë copa frutash, 4.5 milionë ëmbëlsirash dhe 2.9 milionë copa picash, pule të pjekur dhe hamburgerësh.

Top Channel