“Microsoft” sfidon “Apple”

19/06/2012 00:00

“Microsoft” ka lançuar sfidën e saj ndaj iPad-it të “Apple” duke
prezantuar Surface, platforma që shënon depërtimin e kolosit të
Redmondit në tregun e tabletave.

Prezantimi është bërë nga administratori i deleguar Steve Ballmer, në Milk Studios të Los Anxheles, ambjentet e të cilave rezervohen kryesisht për yjet e showbizit pas ceremonive të Grammy Award.

“Deshëm t’i jepnim Windows 8 shokun e saj, në kuptimin e hardware-it. Objekti është konceptuar, dizajnuar dhe ndërtuar tërësisht nga punonjësit e “Microsoft””, ka deklaruar administratori.

Në fakt, Surface do të jetë i pajisur me Windows 8, sistemi i ri operativ që “Microsoft” parashikon të lançojë nga fundi i vitit dhe çmimi i saj do të jetë “i krahasueshëm” me ato të tabletave të tjera.

Platforma është e hollë 9.3 milimetra dhe peshon 0.676 kilogramë, në linjë me standartet e iPad-it. Ajo ka një mbrojtëse magnetike që funksionon me tastierë “touch”.

Megjithatë, administratori i “Microsoft”, Steve Ballmer nuk ka saktësuar se kur Surface, e prezantuar në dy versione, do të dalë në treg.

Top Channel