Eshte 25 vjec, studente, nuk e ka sharmin e Anna Chapman-it, spiunes
ruse te kapur ne Shtetet e Bashkuara ne 2010-ten, por rezultatet e punes
se Narin Korkmaz kane qene mjaft të frytshme.

Vajza, qe mediat e quajne Mata Hari turke, akuzohet se ka qene pjese e nje rrjeti te jashtezakonshem spiunazhi te drejtuar nga koloneli Ibrahim Serzer. Te dy ata, me bashkepunetore te tjere, kane vjedhur prej vitesh sekrete ushtarake ne Turqi per t`i shitur jashte kufijve.

Rrjeti perbehej ne total nga 51 persona, shume prej te cileve, tashme jane arrestuar. Per te mberritur tek informacionet, banda perdorte metoda te ndryshme.Ne fillim ofrimi i parave, dhuratat, pushimet te paguara e deri tek kurthet seksuale. Zyrtare te larte, funksionare e te punesuar te thjeshte, te gjitheve u ofroheshin mbremje intime me prostituta kryesisht te huaja, gjate te cilave filmoheshin pa dijenine e tyre dhe pamjet perdoreshin per t`i bere shantazh.

Me ndihmen e shoqerueseve te luksit, ishin hartuar edhe lista te plota personale te te ashtequajturave “shenjestra”, ku shenoheshin dobesite e tyre: pasioni per parate, alkooli, femrat, problemet financiare apo edhe feja.

Gjithsej ishin te skeduar rreth 5.000 vete. Demi sipas shtypit vendas, eshte i madh sepse banda e kishte nisur veprimtarine qe ne 2006-ten, duke shtene ne dore rreth 165 mije dokumenta sekrete, harta e te dhena te bazave turke apo projekteve ushtarake. Spiunet perpos kesaj, mendohet se kane tentuar edhe te sabotojne programet kombetare te sistemit te armeve, duke favorizuar ndoshta kompanite e huaja. Gjithmone sipas raporteve ne media, jane shitur dosje te tera te lidhura me NATO-n, rregullat kunder piraterise, apo mekanizmat e reagimit te aleances. Ne listen e eksponenteve te Forcave te Armatosura te cilet jepnin informacione, ka kolonele, kapitene ndersa rezulton edhe shefi i inteligjences se Golcuk-ut e pergjegjesi i bashkepunimit me jashte prane zevendeministrit te Mbrojtjes.

Top Channel