Olimpiada, francezët tallen me britanikët

15/06/2012 14:40

Francezët janë tallur me britanikët në reklamën e Eurostar për Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

Në postera duken dy statuja greke, por me tipare angleze: dy burra nudo me barkun e fryrë nga konsumi i birrës luajnë me shigjeta dhe bilardo, dy nga sportet e preferuara të britanikëve për të kaluar kohën në pub-e, në vend që të mbajnë në duar diskun ikonik.

Edhe fiziku normalisht i formuar i statujave është zëvendësuar me tule. Posterat janë vënë për të motivuar francezët në ndjekjen e Olimpiadës. Do të ketë edhe reklama të tjera në ditët në vijim ku do të vihen në lojë aspekte të ndryshme të jetës britanike.

“Skulpturat” janë krijuar në 3D dhe janë bazuar në fotografitë e tipave mbipeshë që frekuentojnë pub-et.

Top Channel