Nuk do familjen, zgjedh burgun!

15/06/2012 17:00

Shumë kriminelë, qofshin të rangut të ulët apo edhe të lartë, mezi presin të shlyejnë dënimin dhe të dalin nga muret e burgut. Shumë prej tyre organizojnë arratisje, disa prej të cilave kanë sukses e të tjera jo.

Por ngjarja e fundit e verifikuar në Itali është vërtetë e veçantë, pasi një kriminel që vuante dënimin në arrest shtëpie ka zgjedhur burgun me vullnetin e tij për një arsye të vetme… nuk donte më familjen!

Personi 44-vjeçar është paraqitur vetë në polici menjëherë pas vendimit të fundit të gjykatës, duke thënë se, “familja ia bënte jetën të pamundur”.

Personi në fjalë, me banim në Aleksandri, ishte dënuar me arrest shtëpie për vjedhje të distributorëve automatikë, kryesisht atyre me pije. Në ditët e fundit atij i ishin shtuar dy muaj arrest.

Top Channel