Jemi në pikun e Kampionatit Europian. Meshkujt padyshim që po përjetojnë periudhën më të artë të vitit; arratisje nga shtëpia, mbledhje mes miqsh si dhe emocione të forta nga fusha e blertë.

Duket sikur gratë janë lënë pas dore. Megjithëse ka edhe nga ato femra, të cilat gjithashtu emocionet në këtë periudhe i kanë lidhur me futbollin, siç dëshmoi edhe materiali i përgatitur në emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”.

Kjo është Romina Kostani, 22-vjeçarja e çmendur për kombetaren gjermane. Por, ka edhe nga ato qe emri i futbollit është i fundit që do të donin të degjonin në jetën e tyre, siç është rasti i Marina Ramës.

“Kjo është dhoma ime, jam përpjekur ta pasuroj me elementë të Gjermanisë, nga posterat dhe kam simbole të tjera që më kujtojnë skuadrën e më motivojnë sa herë që e shoh”, shprehet Kostani.

Ndërsa Romina sforcohet me mund për të pasuruar koleksionin e skuadrës së zemrës, për bukuroshen Rama gjithë përpjekja është përqendruar për t’i ndenjur sa me larg futbollit.

“Sfida ime në një ditë me ndeshje është të gjej një vend ku ajo nuk transmetohet”, shprehet Romina.

“Për mua, e çmendur është pak. Në fakt, kam kaluar orë të tëra duke postuar lajme në faqen tonë në “Facebook”, jam marrë me përkthime dhe një libër në shqip që do t’ia japim tifozëve, i cili përmban 200 faqe që flasin vetëm për kombëtaren gjermane në kompeticionet e mëdha. Do të dalë në publikim shumë shpejt”, thotë Romina.

Është sfida e radhës: Holandë – Gjermani. Tifozja e marrosur e “pancerave” po përjeton çaste tensioni. Por, s’mund të themi të njëjtën për Marinën.

“Për një orë fillon ndeshja. Kemi pronotuar me miqtë e mi në një lokal dhe kam nisur të përjetoj emocione që tani”, thotë Romina, ndërsa për Marinën, gjetja e një lokali që nuk transmeton ndeshje dukej si një misioni gjithmonë e më i pamundur.

“2-0 me Holandën, jam shumë e lumtur”, thotë Romina, gjatë ecurisë së ndeshjes që përfitoi 2-1 për kombëtaren gjermane.

E megjithatë, ndoshta është zonjusha Rama ajo që përfaqëson një pjesë më të madhe të femrave në këtë periudhë, duke u ndierë e “huaj” me Europianin që po zhvillohet në Poloni dhe në Zvicër. “Nuk më pëlqen të ri ulur dhe të shikoj se kush gjëmoi topin, të ulem të shoh ndeshje s’ka për të ndodhur kurrë ndonjëherë. Do të shkoj të gjej një vend ku mos të jetë as zëri i ndeshjes, ndonjë dyqan, librari apo çtë jetë”, shprehet e reja.

Top Channel