Coca-Cola rifillon biznesin me Birmaninë

15/06/2012 01:15

Coca-Cola do të rifillojë biznesin e shitjeve me Birmaninë pas një mungese 60-vjeçare atje dhe pas vendimit amerikan për të pezulluar sanksionet kundër investimeve në këtë vend.

Zyrtarët pezulluan sanksionet muajin e kaluar pasi vendi ka lëvizur në drejtim të reformave demokratike.

Kompania Coca-Cola tha se do të fillojë të bëjë biznes në Birmani sapo qeveria amerikane të lejojë pajisjen me licencë për ta bërë këtë.

Birmania ishte një nga tre vendet e vetme që Coca-Cola nuk shtrinte biznesin e saj.

Prodhuesi më madh në botë i pijeve jo alkoolike la Kubën pas Revolucionit Kuban, kur qeveria e Fidel Kastros filloi kapjen e aseteve private. Gjithashtu ata nuk kanë vepruar asnjëherë në Korenë e Veriut.

Top Channel