Historia e Amerikës, në ankand
14/06/2012 00:00
Një pjesë e historisë amerikane del në ankand. Më 22 qershor do të
nxirret në shitje kopja e Kushtetutës me yje dhe vija që i përkiste
presidentit George Washington.
Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s. Dokumenti në fjalë mban të shkruar me ar emrin e presidentit historik të Shteteve të Bashkuara.
Në shitje do të dalë edhe dokumenti “Bill of Rights”, 10 amendamentet e para të Kushtetutës që përfshijnë liritë thelbësore.
Dokumenti daton në vitin 1789 dhe përfshin nota të shkruara me dorë nga Washington. Sipas vlerësimeve paraprake, çmimi mund të variojë nga 2 deri në 3 milionë dollarë.
Top Channel