Binjakët panda mbijetojnë pavarësisht parashikimeve

14/06/2012 16:40

Dy panda binjakë mposhtën të gjitha parashikimet dhe festuan të dy të gëzuar ditën e 100 të lindjes së tyre, në një kopësht zoologjik në Kinë.

Të lindur në 5 maj, pandat ishin veçanërisht të dobët dhe të brishtë, vetëm 500 gramë të shëndoshë, ndikuar edhe nga fakti se për një nënë panda, është tepër e rrallë që të kryejë një lindje të dyfishtë.

Megjithatë, zyrtarët e kopështi në Tianjin u angazhuan për të mbajtur gjallë dy krijesat e një specieje të rrezikuar nga zhdukja dhe pasi fillimisht i futën në inkubator, tashmë këlyshët janë në gjendje të luajnë të vetëm.

Fotografitë e festës së 100-ditorit treguan qartë se si arinjtë e rrallë vëlla e motër ndihen të entuziasmuar në praninë e njeriut.

Megjithatë, ata nuk janë ende aq të fuqishëm sa për t’u rikthyer në natyrë dhe ushqehen me biberon me qumësht nga punonjësit e kopështit.

Tashmë, besohet se brenda një kohe të shkurtër, dy këlyshët do të rikthehen të jetojnë në habitatin e parkut rezervuar pandave, së bashku me babain e tyre 15-vjeçar, Bai Long dhe nënën 12-vjeçare, Huan Huan.

Top Channel