Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Australia do të krijojë rrjetin më të madh të parqeve ujore në botë, për të mbrojtur florën dhe faunën gjithmonë e më shumë në zhdukje të oqeaneve.
Lajmërimi i Australisë vjen pak ditë para samitit të Rio+20 në Brazil, ku klima, ndryshimi dhe efektet e këtij ndryshimi do të jetë tema kryesore e diskutimit.
Sipas ministrit australian të mjedisit, ky rrjet parqesh ujore, apo thënë ndryshe, rezervat detar, do të mbulojë 3.1 milion kilometër/katrorë oqean, përfshirë këtu gjithë Detin e Koralit.
Autoritetet australiane thonë se në këtë territor parashikohet kufizmi i peshkimit dhe kërkimit për naftë e gaz në zonën e mbrojtur, e cila përfshin pak më shumë se 1/3 të ujërave territoriale të Australisë.
Plani i ri i mbrojtjes së florës dhe faunës nënujore oqeanike, shton nga 27 në 60 numrin e parqeve ujore të mbrojtura nga qeveria australiane.
Top Channel