Tigri që shikoni në foto quhet Enzo dhe jeton në një shtëpi normale ndryshe nga “shokët” e tij që jetojnë në fusha të gjera duke ndjekur gjahun për të mbijetuar.

Enzo bën jetën e një maceje duke u shtrirë në krevat me të zotin e duke fjetur në divan.

 


Tigri jeton së bashku me Michael Jamison dhe Jackie Smit, të cilët mbajnë dhe 14 qen në Bragpa, në Afrikën e Jugut.

“E kemi marrë që kur ishte nëntë javësh, por tani është rritur dhe jemi të kujdesshëm sepse në fund të fundit mbetet tigër”, shprehet pronarët e tij për ‘The Sun’.

Top Channel