Teleskopi më i madh në botë

12/06/2012 16:45

Një koalicion prej 15 vendesh europiane lajmëroi për planet e ndërtimit të teleskopit më të madh në botë, në gjendje që të shikojë deri malet e planeteve më të afërt jashtë sistemit tonë diellor.

Lentja e teleskopit do të jetë 39 metra e gjatë nga njëri cep në tjetrin, katër herë më e madhe se ajo e teleskopit aktual më të madh dhe do të jetë në gjendje që të zgjerojë më tej fushëpamjen e njeriut në hapësirë.

Projekti i Observatorit Jugor Europian mbështetet nga 15 vende anëtare të BE-së dhe do të ndërtohet në një pllajë malore në Kili, në mënyrë që të shmanget ndriçimi i qendrave të banuara.

Pajisja do të ngrihet në një vend 3 060 metra nga niveli i detit dhe do të ofrojë një pamje të paprecedent të qiellit, kur të nisë nga puna në vitin 2022.

Sipas astronomëve, pajisja mund të ndihmojë që të kuptohet mënyra se si formohen vrimat e zeza dhe disa fenomene të tjerë astrologjikë.

Gjithashtu, ata shpresojnë që teleskopi t’i japë përgjigje një prej mistereve më të mëdha të universit, atë të formimit të “materies së zezë”, që nuk mund të vëzhgohet në mënyrë direkte, por që hipotezohet se përbën masën më të madhe të kozmosit.

Top Channel