“Apple”, mbërrin “Luani i Malit”

12/06/2012 00:00

“Apple” prezanton Mountain Lion, sistemi operativ për të punuar me
iCloud, që numëron tashmë 125 milionë abonentë. Është e mundur të
transmetosh mesazhe në celularë dhe të transmetosh video në cilësinë HD.

Një nga risitë është prezantimi i aplikimit për të diktuar, pasi me zërin do të mund të postohet një mesazh në Twitter ose në Facebook.

Mes funksioneve të tjera novative janë edhe aplikacionet: AirPlay Mirroring, Game Center dhe Gatekeeper, që garanton sigurinë e fuqizuar.

Por të rejat nga kolosi i teknologjisë nuk mbarojnë me kaq. “Apple” ka azhornuar linjën e saj të MacBook, që do të mund të mbështetet edhe mbi një lloj të ri, MacBook Pro, më i hollë krahasuar me modelet e mëparshme.

Objekti është i pajisur me një ekran që hapet me anë të retinës dhe ka një bateri që mund të punojë deri në shtatë orë, por çmimi do të jetë paksa “i kripur”, plot 2.199 dollarë.

Ndërsa MacBook Air do të jetë i pajisur me proçesorët më të shpejtë “Intel Ivy Bridge”, një videokamera FaceTime, që tani do të ketë një rezolucion prej 720p. Çmimi fillestar për modelin 20 polësh do të jetë 1 mijë dollarë, ndërsa për atë 13 polësh 1200.

Top Channel