Shkencëtarët në Australi kanë shtyrë fantazinë në dimensione të pamendueshme, duke ndërtuar një fustan të bërë pikërisht nga… vera e kuqe.

Një skuadër nga Universiti Perëndimor i Australisë i shtoi një bakter substances alkoolike, në mënyrë që të krijonte një material të ngjashme me pambukun.

Pas përfundimit të këtij procesi, me materialin e nxjerrë u endën disa fustanë, bluzë dhe rroba banjo, të cilat u prezantuan për publikun në një sfilatë mode.

Siç raportoi shtypi australian, një kompani veshjesh menjëherë bleu recetën dhe po punon për të përmirësuar cilësinë e veshjeve.

”Projekti ngre një koncept të ri për prodhimin e materialeve që përdoren për thurrjen e veshjeve”, deklaroi një prej kërkuesve kryesore, Gary Cass.

”Duke kombinuar pak fantazi, me njohjet shkencore dhe një shpirt krijmtarie, mund të arrijmë shumë shpejt në qëllim tonë final që të prodhojmë në masë veshje të shumëllojshme, me këtë copë të veçantë, të nxjerrë nga një proces përpunimi i verës së kuqe”.

Top Channel