Fotot e rralla të jetës së egër

11/06/2012 17:25

Në muajt e parë të jetës së tyre, luanët dhe leopardët mund të ngjajnë si krijesat më të bukura dhe të ëmbla të planetit.

Megjithatë, ashtu siç ilustrojnë fotografitë, është e rëndësishme që të mbahet mend se çfarë ndodh kur këto krijesa rriten.

Një fotograf i natyrës, Steve Bloom, pas një dekade udhëtimesh në vendet më të largëta me qytetërimin në kërkim të fotografive të kafshëve të egra, vendosi të publikonte disa imazhe të pabotuara kurrë më parë.

Fotografitë e jashtëzakonshme u shkrepën prej tij në rezervate natyrore në Namibi, Kenia dhe Botsvana.

Top Channel