Qentë më shumë se çdo gjë tjetër adhurojnë salçiçet dhe biftekët, por ekziston një qen që nuk është mishngrënës pasi ka alergji nga mishi.

Irwin, një qen labrador 2-vjeçar skuqet dhe ënjtet kur fut në gojë biftekun dhe në këtë mënyrë duhet të hajë vetëm perime, duke qenë menuja kryesore patatet.

Pronari i tij 17-vjeçar ka një vit që nuk i ka dhënë mish qenit.

“Në përgjithësi kur në familje hahet mish, qeni vjen dhe kërkon një copë biftek ose kur bie në tokë pak vjen menjëherë dhe e ha, por ky nuk është rasti i Irwin. Edhe kur sheh salçiçet i kthen sytë në anën tjetër”, shprehet pronari.

Top Channel