Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Për dy vite, nga 1911 deri në vitin 1913 shkencëtari britanik, George
Marray Levick zgjodhi si habitat Polin e Jugut. Ai studioi me imëtsi
pinguinët e la trashëgimi dorëshkrime që për kohën nuk u botuan, pasi
konsideroheshin shumë “perverse”.
Shkak i mosbotimit të dorëshkrimeve shkencore të tij janë bërë konkluzionet e arritura prej tij për pinguinët, që i cilëson “shpendë perversë”. Për dy vjet, shkencëtari britanik kishte vënë re se pinguinët kishin raporte seksuale mes meshkujsh, përdhunonin femrat, madje edhe në grup, vrisnin të vegjëlit e tyre, madje hera-herës çiftëzoheshin edhe me femra të ngordhura edhe pse ato mund të kishin ditë të tëra pa jetë.
Në 100 vite, studiues e biologë të tjera kanë përkufizuar kush me nota më të larta e kush më pak “perversitetin” e pinguinëve dhe muzeu i Historisë Natyrore në Londër, vendosi të bëjë publike dorëshkrimet “sekrete” të George Marray Levick.
Studimet e shkencëtarit britanik në Polin e Jugut janë pikë referimi në kohët moderne për shumë shkencëtarë e biologë që mundohen të kuptojnë më mirë botën bimore e shtazore në kushte ekstreme të natyrës.
Top Channel