Pastori Jones “ekzekuton” presidentin Obama

09/06/2012 15:40

Terry Jones, pastori ultra-konservator amerikan rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut amerikan. Këtë herë shënjestra e tij është presidenti Barack Obama.

Pastori që u bë i famshëm në vitin 2010, në 9-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit pasi deklaroi vendimin e tij për të djegur 200 kopje të librit të shenjtë islamik Kurani, këtë herë ka dënuar me “varje” presidentin Obama.

Para ndërtesës ku ai kryen shërbesat fetare, është vendosur trau i ekzekutimit dhe një manekin që personifikon presidentin Obama. Pas duket shkrimi “Obama is Killing America”, (Obama po vret Amerikën).

Forma ekstreme e protestës së tij ka marrë shkas pas mbështetjes që kreu i Shtëpisë së Bardhë u dha martesave të homoseksualëve, duke u bërë i pari presidenti i SHBA-së pro tyre. Tjetër pikë ku pastori Jones kritikon presidentin Obama, është edhe cështja e abortit. Jones e quan abortin vrasje, ndërsa presidenti amerikan mbështet abortin, megjithëse me disa kufizime.

Top Channel