Kina drejt “pushtimit” të hapësirës

09/06/2012 15:25

Kina vazhdon të konkurojë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në luftën për pushtimin e hapësirës. Agjencia ajrore kineze njoftoi planet e saj për hedhjen në hapësirë të Shenzhou 9 brenda pak ditëve.

Anija hapësinore kineze, Shenzhou 9 ndodhet në një bazë të lëshimit të raketave kozmike në veri-perëndim të vendit. Ky është misioni i tretë i saj dhe i pari për Kinën që nga viti 2008.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, Xinhua, në bord pritet të jenë 3 astronautë kinezë, mes të cilëve me shumë gjasa edhe një femër.

Shenzhou 9 do të stacionohet në Taingong 1, stacion orbital kinez dhe misioni i astronautëve është që të kontribuojnë në ndërtimin e një programi të plotë hapësinor kinez.

Në vitin 2003, Kina u shndërrua në vendin e tretë (pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë) që dërgon në mënyrë të pavarur në hapësirë një anije kozmike. Fill pas këtij hapi, agjencia kineze e hapësirës ka bërë hapa galopantë duke ndërmarrë disa edhe disa misione të tjera të suksesshme.

Top Channel