Relaks në litarin e tendosur mbi greminë

06/06/2012 17:25

Për çdo njeri normal, qëndrimi pezull në lartësi qindra metra mbi tokë, edhe i pajisur me mjetet e nevojshme të sigurisë, do të ishte një eksperiencë tejet e frikshme.

Megjithatë, për një njeri të varur nga adrenalina si aventurieri i sporteve ekstreme, Brian Mosbaugh, relaksimi mbi një litar të tendosur mbi një greminë, pa asnjë mjet sigurie, është diçka e natyrshme.

I riu amerikan provoi këtë aventurë të çmendur në parkun kombëtar të “Yosemite”, në Kaliforni.

Ai nisi të kacavirrej në litar dhe kur mbërriti në gjysmën e distancën nga një shpat malor në tjetrin, u shtri me kurriz, duke u relaksuar për minuta të tëra, në një pozicion krejt të pazakontë dhe tepër të rrezikshëm, pasi mungesa më e vogël e përqendrimit apo një fllad ere mund ta kishin rrëzuar poshtë drejt vdekjes së sigurt.

Pas disa minutash pushimi, i riu u rikthye të kacavirrej, deri në mbërritjen në fundin e litarit, në shpatin malor të vendosur përballë.

Ndërkohë, fotografitë e këtij veprimi jashtëzakonisht të guximshëm dhe të çmendur njëkohësisht, përfunduan në faqet e para të disa gazetave botërore.

Top Channel