“Parakalimi” i Afërditës para Diellit

06/06/2012 08:00

Planeti Afërditë kaloi midis Diellit dhe Tokës duke dhënë një shfaqje që nuk do të shihet më brenda 105 viteve të ardhshme.

Veriperëndimi i Amerikës, Arktiku dhe lindja e Azisë e panë të gjithë “parakalimin” e Afërditës, ndërsa në Europë (përfshirë Shqipërinë) u prit perëndimi i Diellit për të parë fazën e fundit të “tranzitit”.

Momenti më i mirë për të parë këtë fenomen ishte ora 06.55.

Afërdita u duk si një pikë e zezë e vogël duke lëvizur ngadalë rreth diskut diellor për rreth gjashtë orë e gjysmë.


Për herë të parë, një parakalim i Afërditës është dokumentuar në vitin 1761 dhe që prej atëherë, diçka e tillë përsëritet mesatarisht një herë në çdo shekull.

Afërdita është planeti i dytë në radhë nga Dielli, në sistemin tonë diellor dhe ai pasohet nga Toka.

Top Channel