Nuk janë të nevojshme 2 litra ujë në ditë

06/06/2012 14:05

Na është këshilluar që të pimë rreth 2 litra ujë në ditë, por duket se kjo këshillë nuk ndihmon aspak në rënien nga pesha.

Sipas Spero Tsindos, ekspert i shëndetit publik në Australi, frutat dhe perimet janë “armët” më të efektshme ndaj obezitetit.

“Nëse njeriu do të pijë me nxitim dy litra ujë për të përmbushur këtë normë që nuk ka asnjë bazë shkencore, nuk do të hidratohen qelizat që kanë nevojë për këtë proces. Thjesht do të hollohet urina”, thekson Tsindos në një editorial të botuar në gazetën e shëndetit publik në Australi dhe Zelandën e Re.

“Rekomandohen dy litra lëngje në ditë, por jo specifikisht ujë. Nuk mund të dobësohesh duke pirë dy litra ujë e të hash çfarë të duash më pas. Duhet një dietë e balancuar dhe sa më shumë fruta e perime”, shton Tsindos.

“Uji mund të zëvendësohet shumë mirë me kafe dhe çaj”, përfundon eksperti.

Top Channel