Bullgari, gjenden kufoma “vampirësh”

06/06/2012 13:30

Më shumë se 100 kufoma “vampirësh” janë zhvarrosur në të gjithë Bullgarinë gjatë gërmimeve arkeologjike.

Dy skelete nga Mesjeta u gjetën të shpuara në gjoks me shufra çeliku për të parandaluar shndërrimin e tyre në vampirë.

Arkeologu Bozhidar Dimitrov u shpreh: “Këto skelete tregojnë praktikat që ndiqeshin në fshatrat bullgare deri në fillim të shekullit XX. Shufra lihej në trupat e të vdekurve në mënyrë që të parandalohej shndërrimi në vampir pas varrosjes.”

Duke iu referuar besimeve pagane, njerëzit që konsideroheshin të këqinj gjatë jetës mund të ktheheshin në vampirë pas vdekje.

Njerëzit mendonin se nëse do i ngulnin një shufër çeliku kufomat nuk do të “zgjoheshin” nga varri në mesnatë për të terrorizuar banorët e fshatit.

Top Channel